Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Europë.
Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të një rritjeje globale. Është ky alarmi i ngritur nga OBSH në raportin e vjetor të publikuar së fundmi.
Sipas raportit të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kishte më shumë se 306,000 raste në rajon, i cili përfshin pjesë të Azisë Qendrore, në 2023, nga rreth 99,700 në 2022.
Sipas raportit, kishte 10.3 milionë raste të fruthit në mbarë botën vitin e kaluar. Kjo përfaqësonte një rritje prej 20 për qind të rasteve në mbarë botën nga viti 2022.
Fruthi është një virus shumë ngjitës, që prek më së shumti fëmijët, por mund të parandalohet me dy doza vaksinash. Mund të çojë në komplikime shëndetësore dhe vdekje.
Mbulimi prej 95 për qind ose më shumë i një vendi apo komuniteti është i nevojshëm për të parandaluar shpërthimet e fruthit.
Raporti vlerëson se globalisht vetëm 83 për qind e fëmijëve morën një dozë të parë të një vaksine kundër fruthit vitin e kaluar dhe pak më pak se tre të katërtat morën një dozë të dytë. (gazetaexpress.com)