Gomat e verës nga sot nuk do të kenë më vend në veturat e shoferëve në Kosovë.

Vozitësit duhet t’i kenë të vendosura në makina gomat e dimrit, e të cilat obligohen t’i mbajnë deri më 15 mars, njofton Klankosova.tv.

Për vendosjen e pajisjeve dimërore nëpër automjete, ditë më parë pati një apel edhe policia.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme”.

“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, u theksua në këtë kërkesë të forcave të rendit, njofton Klankosova.tv. (klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *