Kossev.info në një intervistë me ekspertin gjerman Bodo Weber ; e quan rikthim në të 90-tat nacionaliste retorikën anti BE gjithnjë në rritje në Serbi.

Propaganda dhe lajmet e rreme në rrjetet sociale kanë një ndikim gjithnjë e më të fortë në opinionin publik. Ky ndikim reflektohet përmes manipulimeve që formësojnë qëndrimet dhe sjelljet e qytetarëve.

Njohësi i Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber, thotë se është një fenomen i pranishëm si në mbarë botën ashtu edhe në rajon, ku “lulëzimi i tregimeve nacionaliste” në raportet për Kosovën çon në “rilindjen e urrejtjes dhe incidenteve.

“Duke folur për propagandën për Kosovën në rrjetet sociale, Weber në një intervistë për KoSSev ka thënë se ky fenomen është i njohur për publikun me dekada, por në një formë tjetër – përmes mediave tradicionale.

Duke iu referuar konflikteve në rajon, Weber shton se gjithçka që po ndodh sot në rrjetet sociale i kujton atij “propagandën e luftës së viteve 90”.

“Çfarë thuhet tani për propagandën dhe lajmet e rreme në kontekstin e ndryshimeve në media dhe rolin e rrjeteve sociale, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por kudo në botë dhe si rrjedhoj ka ndikim në rritjen e ultranacionalizmit.

“Praktikisht rritja globale e nacionalizmit që filloi në 90-tat, tani arriti në perëndim”, thotë Weber, i cili në intervistën ekskluzive për KoSsev ndër tjerash deklaroi se “diskursi publik në Serbi kundër Bashkimit Evropian është një kthim në ditët nacionaliste të viteve 90”. (KoSsev)

*komplet intervistën dhe lajmin në origjinal: https://kossev.info/kosovo-online-najnovije-vesti-veber-propaganda-i-govor-mrznje-unazadili-medjuetnicke-odnose-na-kosovu/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *