Mike Tyson thotë se humbja e tij nga Jake Paul ndihej si një fitore sepse ai “pothuajse vdiq” në fillim të këtij viti.
58-vjeçari humbi nga YouTuber-i i kthyer në boksier me një vendim unanim pikësh në luftën e kritikuar rëndë në Teksas të premten. “Kjo është një nga ato situata kur humb por prapë fiton”, shkroi Tyson në Instagram.
“Jam mirënjohës për natën e kaluar. Nuk jam penduar që hyra në ring për herë të fundit. “Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kisha tetë transfuzione gjaku. Humba gjysmën e gjakut dhe 25 kilogramë në spital dhe duhej të luftoja për t’u shëndoshë për të luftuar, kështu që fitova.”
Tifozët ishin të paknaqur në fund të meçit, të frustruar nga boksi i dobët.
Tyson goditi vetëm 18 grushta gjatë tetë raundeve krahasuar me 78 të Paulit.Kjo ishte humbja të shtatë në 57 luftime për 58 vjeçarin Mike Tyson (BBC)