Rekomandimet javore nga Podkasti Suzanne, që emetohet edhe në T7!
Edhe 43 ditë kanë mbetur deri në përfundim të çerekut të parë të shekullit 21. Për me ju mbushë ditët e mbetura me muzikë, art, libra dhe filma, ja lista e përjetimeve kulturore këtë javë.Remember, remember, it’s a festive, cultural November.
Java e tretë e nëntorit ka plot ngjarje urbane, patriotike, artistike, ndërsa na e bonëm një përzgjedhje eklektike, me gjithçka ka pak.
E patëm edhe Festivalin e teatrit shqiptar “Mojsiu”, por aktoret dhe aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë (me plot arsyeje! Solidaritet!) prandaj këtë javë s’po rekomandojmë shfaqje teatrale – por gjithsesi se ka plot ngjarje tjera.
Ismet Jonuzi, një artist që gjithmonë ka qenë prezent në skenë, vjen me ekspozitë në Galerinë e Fakultetit të Arteve,
PriBeats ka party në EDHE,
Hana Zeqa e përfundon rezidencën në galerinë Paper me një ekspozitë ekologjike;
Ditët e Nëntorit po fillojnë në Gjakovë me një shfaqje opere;
DJ Flow ka botu një roman intrigues i zhanrit fantazi; në Prishtinë po fillon edicioni i parë i Festivalit të Kompozitorëve shqiptarë; një album i bendit zvicërano-kosovar St.Franklin and Broken Winds po lansohet në Prishtinë;
Ndërsa e kemi rekomandu edhe hapjen e një platforme të re arti në Tulla Center në Tiranë, si dhe veshjet e studios së modës House of Saligias.(gazetaexpress.com)