Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e lirë nga presioni politik.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi tha se Gjykata me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po i bllokon reformat pozitive dhe progresiste.

“Gjykata Kushtetuese ka një rol themelor për të siguruar supremacinë e Kushtetutës dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore në të. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike. Gjykata Kushtetuese shërben si autoriteti më i lartë në shqyrtimin e ligjeve të paraqitura për shqyrtim.

Vendimet e tij duhet të respektohen nga të gjithë për të siguruar funksionimin efektiv të ndarjes së pushteteve dhe për të forcuar sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit. Ndërkohë që pranohet se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik, është gjithashtu e nevojshme të theksohet se gjyqësori nuk është imun ndaj shqyrtimit apo diskutimit të hapur me kusht që të jetë konstruktiv, i balancuar dhe i bazuar mirë”, tha Zyra e BE-së në Kosovë për RTV21.(gazetaexpress.com).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *