Në shenjë miqësie dhe solidariteti gjatë ditëve të izolimit nga koronavirusit, qyteti kroat i Osijekut ka vendosur ngjyrat e flamurit të Kosovës në urën kryesore të tij.
Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, qytet me të cilin është binjakëzuar Osijeku, ka falënderuar homologun e tij kroat Ivan Vrkic.
“Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur” ka shkruar Haskuka, duke e ndarë foton e mëposhtme.