Edon Zhegrova vazhdoi formën e tij të shkëlqyer me golin e vetëm të fitores kundër Rennes 1-0 me çka Lille gjendet në vendin e 4’të në ligën franceze një pikë prapa Marsejës në vendin e tretë.

Anësori kosovar e nisi dhe e përfundoi aksionin në minutën e 45-të me një nga vrapimet e tij karakteristike nga krahu i djathtë.

Zhegrova u bashkua me Rémy Cabella dhe sulmuesin Jonathan David përpara se të qëllonte me këmbën e majtë portierin veteran Steve Mandanda.

Ky ishte goli i tij i katërt në ligë këtë sezon dhe ai është i vendosur të mposhtë rekordin e tij prej gjashtë golave në sezonin e kaluar.

25-vjeçari Zhegrova bëri ecuri të ngjashme sulmuese kur Lille barazoi 1-1 me Juventusin në Ligën e Kampionëve tre javë më parë, duke dhënë një asistim të shkëlqyer për golin e Davidit.

Ai mendoi se e ishte afër regjistrimit edhe të një asisti kur në minutën 57 u shkëput përsëri nga e djathta dhe gjeti Davidin për një tjetër gol kundër Rennes por përpjekja u ndalua për një pozicion të ngushtë jashtë loje. (AP)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *