Sot në Suhodoll të Mitrovicës, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktimë që dyshohet se mund të jetë në listën e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Ky komision bën të ditur se këto mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.

Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’iu mbajë të informuar për rezultatet e gjetjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv (klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *