Në seancën e sotme (27.11.2024) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës është marrë vendim që objekti i njohur si “Shtëpia e Stojkut (Stojkova kuća)” të shpallet objekt me interes publik.

Njoftohet se vendimi është miratuar me shumicë prej dy të tretave të votave të kuvendit komunal.

“Kështu këshilltarët komunal treguan se ndajnë shqetësimet e të gjithë qytetarëve të cilët u shqetësuan nga lajmi dhe vendimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit që objekti në malin e Sharrit i quajtur ‘Shtëpia e Stojkut (Stojkova kuća)’ t’i jepet me qira AKI-së (Agjencisë Kosovare të Inteligjencës)”.

Ishte Dalibor Jevtiq kryetari i komunës së Shtërpcës i cili e ka arsyetuar vendimin e propozuar thuhet ndër tjerash në deklaratën e ‘deputetëve’ komunal.

“Vendimi i propozuar është shpjeguar nga vetë kryetari i Komunës së Shtërpcës përmes prizmit historik të ngjarjeve, vetë ndërtimit të objektit, fillimeve të turizmit dhe rëndësisë së objektit jo vetëm për turizmin dhe skiatorët, por edhe për kulturën, historinë, trashëgiminë tonë, rrënjët, paraardhësit dhe themeluesit e asaj që jemi, dhe në atë që objekti dhe komuna e Shtërpcës paraqesin, në momentin e përmendjes së saj, i lidh njerëzit në mbarë botën – dhe ky është thesari ynë, qendra jonë e skijimit – Malet e Sharrit, dhe në këtë kuptim. , për ne dhe qytetarët tanë, objekti ‘Shtëpia e Stojkut’ ka një rëndësi të veçantë”, deklaruan këshilltarët nga Komuna e Shtërpcës.

Dhe në përputhje me vendimin e ri, thonë ata, kërkojnë që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga procedura e privatizimit dhe dhënies me qira të pronave dhe objekteve në pronësi të kësaj komune:

“Për të siguruar interesin publik kërkojmë të ndërmirren veprime dhe masa ligjore në bashkëpunim me AKP për kthimin e kësaj prone komunës, në përputhje me nenin 12 të Ligjit nr. 04L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe për këmbimin e pasurisë së paluajtshme të komunës”.

Përndryshe, objekti në këtë komunë i njohur si “Shtëpia e Stojkut (Stojkova Kuća)” i është dhënë me qira Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, njoftoi Komuna e Shtërpcës në mesin e këtij muaji.

Ata deklaruan se vendimi është marrë pa konsultim me komunën respektivisht me organet e vetëqeverisjes lokale dhe e dënuan të gjithë rastin.(përkthyer nga KoSsev)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *