Nënkryetari i Partisë Demokratike: ‘Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri, era e ndryshimit po vjen’.
Pas heqjes së masës së “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, me vendim të Gjykatës së Posaçme, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Gjykata e Posaçme, ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën ditën e sotme.
Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha, u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.(Albeu)