Kështu është shprehur Z.Jankovic aktivist opozitar në Beograd për debatin e radhës së INC – rrjetit në kuadër të projektit Ura, Dialogu Civil Prishtinë- Beograd i cili me mysafirët tjerë nga Prishtina, Graçanica e Novi Sadi janë përgjigjur në pyetjet që kanë të bëjnë me atë se “realisht cila është politika e kryeministrit kosovar Albin Kurti karshi qytetarëve Serb të Kosovës.

Mysafirët në këtë debat janë:

Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete Pakicë në Qeverinë e Kosovës.  

“Jam pjesë e qeverisë Kurti pasi që ndër tjerash është obligative sipas Kushtetutës së Kosovës që përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, konkretisht të Serbëve të Kosovës të jetë pjesë e çdo qeverie prandaj edhe të kësaj Kurti dhe si rrjedhojë unë si pjesë e kësaj qeverie është më se normale që së bashku me kolegët të angazhohemi në çdo mënyrë që të respektohen të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë për cdo qytetar.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që me vendimin e politikanëve serb dhe direktivave të Beogradit për bojkot, na është shkurtuar tepër shumë hapësira për të vepruar.

Tani të gjithë pajtohen se sulmi në Banjska ishte një pikë kthese që pasoj me veprime që kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit. Nuk dua ti përmendi të gjitha anketat e realizuara, por vetëm njërën, atë që e ka publikuar UNMIK-u gjatë verës, tregon se shumica e qytetarëve në këto 4 komunat veriore janë përgjigjur se personalisht (subjektivisht) e ndiejnë vetën tani më të sigurt sesa në të kaluarën. Kështu nga 38% është rritur në 46 % të qytetarëve të veriut që deklarojnë se individualisht e ndiejnë vetën më të sigurt, një dallim prej 8 % për çka ekspertët deklarojnë se është një ndryshim domethënës në kësi lloj situata. Por përderisa nga këndvështrimi individual ka përmisim pozitiv, nga aspekti global dhe rajonal ka një lloj izolimi apo mbylljeje.

Pra ka mendime kontradiktore e që ndoshta janë edhe normale kur dihet se këto ndryshime po ndodhin pas 25 viteve të jetesës në një zonë “gri” dhe përnjëherë ka respektim të plotë të ligjit dhe rendit. Dhe natyrisht se çdo ndryshim kaq drastik qoftë ai pozitiv apo negativ pritet nga qytetarët me ngurtësi. Pra në njërën anë qytetarët e ndiejnë vetën më të lirë dhe më të sigurt por në anën tjetër në aspektin kolektiv apo të komunitetit qytetarët ndjehen jo mirë me prezencën e madhe të forcave policore e speciale atje.”.

Burim Ramadani – analist politik, më parë ka mbajtur pozita të ndryshme politike si dhe kryeinspektor i AKI-së (Agjencia Kosovare Inteligjente)

“Është e vërtet se ka pasur lëvizje në aspektin e sundimit të ligjit dhe prezencës më të madhe të policisë së Kosovës në katër komunat veriore por kjo nuk është e mjaftueshme sepse duhet që të ketë veprime politike për të mbuluar boshllëqet institucionale të ngelura nga bojkoti i qytetarëve Serb të Kosovës të proceseve zgjedhore atje. PËr më shumë, këto veprime qeveria duhet t`i bëjë në koordinim me aleatët sepse veprimet e kaluara pa koordinim kanë bërë që Kosova të paguaj kosto të lartë në relacionet me miqtë tanë ndërkombëtar të cilët vazhdojnë të jenë kritik dhe të vendosin masa ndëshkuese ndaj veprimeve të pakoordinuara të qeverisë Kurti.”.  

Zdravko Jankoviç – Fronti i Majtë i Gjelbër, Lëvizja opozitare me bazë në Beograd.

Në kohën kur e njoha Albin Kurtin, në vitin 1998 nuk më la përshtypjen e të qenit nacionalist. Një përshtypje të tillë e kisha edhe nga fakti se ai kishte udhëhequr demonstratat studentore më 1 tetor 1997 kur ishte kërkuar respektimi i marrëveshjes rreth arsimit të arritur nën ndërmjetësimin e Shën Eugjedio nga Vatikani në vitin 1996 për ri-kthimin e studentëve shqiptar në shkolla dhe objektet e tyre universitare, aty z.Kurti si të tjerë lider studentor që po protestonin pra kundër Millosheviqit u rrahën brutalisht nga policia serbe. Që nga takimi i parë në pranverën e 1998 me Albin Kurtin ai më la përshtypjen e një personi shumë të sjellshëm i cili është në vendin e duhur në kohën e duhur (lider studentor).

Sot nuk më pëlqen shumë nga ajo që shoh tek kryeministri Kurti pikërisht për këto arsye. Të bazohesh në kartën nacionaliste në politikë mund të jetë joshëse.

Nacionalizmi është si rakia e keqe. Në fillim doket e mirë por të nesërmen zgjohesh më një kokë dhimbje të madhe. Nuk e di se a e rritë sovranitetin në veri me këtë nacionalizëm të z.Kurti por e dimë se që nga momenti kur ne si Serbi ne fillim të 90tave filluam të pimë nacionalizëm, kokëçarje dhe dhimbjet po i përjetojmë ende edhe pas 30 viteve. Atëbotë Serbia vendosi që me nacionalizëm ti zgjedh çështjet dhe kjo ju përplas për koke. Këtë Albini e din shumë mirë” – është shprehur aktivisti opozitar nga Fronti i Majtë i Gjelbër në Beograd, Zdravko jankovic.

Mihailo Brkic – nënkryetar i ‘Serbia Center / Srbija Centar dhe ishte lider i Koalicionit Serbi Kundër Dhunës në zgjedhjet lokale në Vojvodinë.

“Në rajonin tonë, nacionalizmi është një instrument i mirë për fitore elektorale andaj si të tillë, si një qasje universale të rajonit i shoh veprimet e z.Kurti në veri të Kosovës. Por nuk jam i sigurt që kjo është në të mirë të asaj që po tentohet të arrihet gjegjësisht shtrimin (përforcimin) e pavarësisë së Kosovës. Por kjo mund të jetë shumë kundër-produktive për vet Kosovën sepse me këto veprime tashmë ai shihet si një politikan nacionalist shqiptar e jo një lider që merret me Kosovën si shtet, kryeministër i të cilët vend është prandaj do të ishte shumë më mirë që ai të kushtonte më shumë vëmendje kësaj çështje”.

Komplet episodin e fundit të debatit Ura, Dialogu Civil Prishtinë – Beograd me pjesmarrësit e lartëpërmendur:

Në gjuhën shqipe:

Në gjuhën serbe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *