Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, nga sot do ta merr detyrën e re.
Ajo do ta pasojë Josep Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.
Kallas me këtë rast tha se është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll.
“I dashur Josep Borrell , është një nder i jashtëzakonshëm të ndjek hapat e tu pas 5 viteve të vështira @eu_eeas në formësimin e jashtëm dhe të sigurisë së BE-së”, ka shkruar Kallas.(klankosova.tv)