Trajneri i Man City, Pep Guardiola, ka komentuar për BBC Radio 5 Live brohoritjen e tifozëve të Liverpool-it që thërrisnin “Ju do të shkarkoheni në mëngjes”:

“Ata duan të më shkarkojnë mua. Uroj që të jenë më të sjellshëm. “Pse nuk e bënë (nuk më shkarkuan) në 0-1? Pse nuk e bënë sezonin e kaluar kur fituam Premier League? Pse duan të më shkarkojnë tani?

“Nuk e prisja këtë nga Anfield, prej klubeve tjera si Brighton mund ta kuptoj. “Por prej Anfield nuk e prisja këtë, ndoshta nga respekti që kam. Ata e dinë që ne kemi fituar gjashtë Premier League”. – është shprehur Guardiola pas humbjes 2-0 kundër Liverpool-it.

Pas kësaj humbje Manchester City radhitet në vendin e 5- të, 11 pikë mbrapa liderit në tabelë ,Liverpool i cili pas 13 xhirove ka mbledhur 34 pikë. (BBC)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *