Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka ripërsëritur se ShBA-ja e dënon fuqishëm sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të vendit.

Pas takimit të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti, ambasadori më tutje u shpreh se në këtë pikë, Amerika nuk është në një pozicion të thotë se kush mund të fshihet prapa sulmit, njofton Klankosova.tv. Poashtu, Hovenieri tha se ShBA-të po punon me institucionet e Kosovës për t’i gjetur përgjegjësit.

“Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në një pozicion të tregojnë se kush mund të jetë prapa sulmit, është shumë herët. Ne i kemi ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës në hetime. Ne ende nuk e dimë se kush është fajtori”, tha ambasadori amerikan.

“Mendojmë se është e rëndësishme që ata të cilat janë përgjegjës, të identifikohen dhe mbahen përgjegjës. Këto akte të dhunshme janë të paafalshme dhe e vendosin Kosovën dhe qytetarët në rrezik”, tha ai.

Sulmi terrorist në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër-Lepencit, ndodhi mbrëmjen e së premtes.Lidhur me rastin, një personit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *