Të punësuarit në rrjetin social Twitter, do të kenë mundësi të zgjedhin nëse një ditë duan t’i rikthehen punës në zyre apo ta bëjnë punën nga shtëpia.

Përmes një njoftimi, zyrtarët e kompanisë kanë bërë të ditur se nuk planifikojnë të rihapin zyret e punës së paku deri në muajin shtator. Edhe kur t’i kthehen punës në zyre, këtë do ta bëjnë “me kujdes, me paramendim, gradualisht zyre pas zyre.”

Që nga fillimi i muajit mars, Twitter bëri thirrje që puna të bëhet nga shtëpia, derisa nga 11 marsi i urdhëroi punëtorët të bëjnë ashtu.

Tani, derisa pandemia e koronavirusit në disa vende është dobësuar, por që ekziston rreziku të rikthehet në vjeshtë, Twitter preferon që punëtorëve që dëshirojnë ta kryejnë punën nga shtëpia përgjithmonë, ta kenë këtë mundësi.

Një zëdhënës i kompanisë e ka konfirmuar vendimin për Guardian, duke shpejguar se “nëse punëtorët tanë janë në pozitë dhe situatë që u mundëson atyre të punojnë nga shtëpia dhe duan të bëjnë kështu përgjithmonë, këtë do t’ua mundësojmë.”

Zyret qendrore të Twitter gjenden në San Francisco. Deri tani, në California janë rreth 70,000 raste të infektuar me koronavirus, derisa të vdekur 2,847.

Ndërkohë, kompanitë tjera si Google dhe Facebook kanë zgjatur poltikat e tyre të punës-nga-shtëpia deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *