DASH e vlerëson si Kampion Kundër Korrupsionit në mesin e 10 të tjerëve nga e gjithë bota.

Altin Dumani u nderua të hënën nga Departamenti i Shtetit si kampion i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri për rolin e tij në drejtimin “e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

Ai ishte mes 10 kampionëve të anti-korrupsionit nga e gjithë bota që u nderua të hënën nga Shtetet e Bashkuara.

“Korrupsioni gërryen qeverisjen demokratike, minon besimin tek qeveria dhe pengon zhvillimin, prandaj Departamenti i Shtetit promovon integritetin, transparencën dhe llogaridhënien si përparësi të politikës së jashtme dhe interesa thelbësore të sigurisë kombëtare”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Zoti Dumani u zgjodh në krye të SPAK-ut, Struktura Anti-Korrupsion që u krijua me mbështetjen e Shetetve të Bashkuara, para dy vjetësh në dhjetor të vitit 2022.(VOA via gazetaexpress.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *