Bashkimi Evropian ka pranuar propozim për një hapje graduale të kufijve brenda vendeve anëtare, për të tentuar kështu drejt kthimit të industrisë së turizmit e cila është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit.

“Mesazhi ynë është të kemi sezon turistik këtë verë,” ka thënë komisioneri për çështje ekonomike, Paolo Gentiloni.

Siç transmeton BBC, ai ka thënë se kjo duhet të ndodh edhe nëse bëhet me masa sigurie dhe kufizime.

Vendet e BE-së kanë nisur rihapjen e kufijve, përfshirë Austrinë dhe Gjermaninë. Nga e premtja do të ketë kontrolle në pikat kufitare, derisa nga 15 qershori do të rikthehet lëvizja e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *