Hidhet shorti për Kupën e Botës 2026. Kosova në grupin e dytë së bashku me Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, do luajë përsëri me Zvicrën.

Poashtu, do të përballet edhe me Suedinë dhe Slloveninë.“Dardanët” janë ballafaquar tri herë me “helvetikët”, ku asnjëra prej këtyre ndeshjeve nuk ka prodhuar fitues.

Në kampanjën e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian, 2-2 u mbyll ndeshja në Prishtinë, kurse 1-1 përfundoi dueli në Basel.

Me nga një gol të shënuar prej të dyja palëve, ishte mbyllur edhe një miqësore e zhvilluar në Cyrih.

Kosova është ballafaquar dy herë edhe me kundërshtarin tjetër, Slloveninë, njofton Klankosova.tv

Të dyja përballjet i fituan sllovenët, të cilët në kuadër të Ligës së Kombeve (2020) fituan 0-1 në “Fadil Vokrri” dhe 2-1 kur ishin vendas.Dy ndeshje përfaqësuesja kosovare i ka edhe me Suedinë, ku në të dyjat kanë triumfuar kundërshtarët, me rezultat të njejtë, 3-0.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *