Me kombi ndaj studentëve dhe duke hakuar faqën e Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe, raportuan ngjarjet e fundit në Beograd, gazetat e Podgoricës.
Blloqe rrugësh në Serbi, incidente gjatë protestave për shkak të rënies së tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona, si dhe deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiq ishin në faqet e portaleve malazeze.
Gazeta nga Podgorica, Vijesti raporton se Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar se, me shumë gjasa si pasojë e një prej sulmeve të hakerëve, faqja zyrtare në Facebook e Patriarkut Porfiri ka pushuar së funksionuari. Pas raportimit të lajmit nga mediat si Nova.rs, gazeta Danas, N1 dhe Beta, profili i patriarkut serb në Facebook shumë shpejt është “zhdukur”, shkruan Vijesti.
Edhe kjo gazetë nga Podgorica merret me incidentet gjatë protestave për tragjedinë në Novi Sad.
“Një person i panjohur ka goditur me furgon studentin e Shkollës së Hotelerisë së Universitetit në Beograd gjatë bllokadës që është organizuar të shtunën në ora 11:52 në afërsi të objektit të Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik të Universitetit”, raporton Vijesti.
Duke përdorur raportin TV kanalit N1, Vijesti bën me dije se në një video të postuar në rrjetet sociale shihet një shofer që tenton t’u bëjë rrotull studentëve që kanë bllokuar rrugën me furgon.
“Furgoni ngjitet në trotuar dhe në zonën e gjelbëruar dhe në momentin tjetër një i ri bie mbi ‘haubën’ e furgonit. Pasi ka rrëzuar studentin, furgoni është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton N1”, shton teksti i Vijesti.
Gazeta e Podgoricës ka raportuar edhe për deklaratën e Vuçiqit se sanksionet e SHBA-së ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS) do të kenë pasoja të rënda nëse nuk ndërmerret asgjë dhe se fillimisht do të bisedohet me amerikanët e më pas me rusët.
Gazeta tjetër Pobjeda po ashtu ka raportuar nga protestat në Serbi, duke shkruar për demonstratat e studentëve para RTS-së, por edhe për gjimnazistët nga Kragujevci.
Pobjeda raporton se Kryesia e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) ka njoftuar se në mbledhjen e saj të fundit i është dhënë mbështetje e plotë “politikës së përbashkët të dy liderëve” – presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të SPS-së, Ivica Daçiq.(Danas)