Manchester United fiton derby’n 1-2, një rezultat që vazhdon kështu periudhën më të dobët të Manchester City’t nën Guardiolën.

Ruben Amorim sonte ka treguar ‘shenjat e para’ që kur morri në menaxhim Man UTD se pse vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë të gjeneratës së re duke treguar se nuk heziton të merr vendime ‘të vështira’.

“Unë i kushtoj vëmendje çdo gjëje, mënyrës se si ushqehesh, mënyrës se si vesh rrobat për të shkuar në një lojë. Gjithçka. Unë bëj vlerësimin tim dhe më pas vendos”; i tha Sky Sports para derby’t, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë gjithçka – stërvitjen, performancën, performancën e lojës, angazhimin me shokët e skuadrës, shtyjmë bashkëlojtarët lart. “Gjithçka është në linjë kur analizojmë dhe përpiqemi të zgjedhim lojtarët, kështu që ishte zgjedhja ime. E thjeshtë.” – shpjegojë Amorim.

Vendimi i tij që mos të inkaudron fare në ekip (as në bankën rezervë) dy nga lojëtarët më të shtrenjët, Rashford dhe Garnacho kishte “ngritur ca vetulla” tek komentuesit dhe tifozët e Manchester United në momentin kur u publikuan formacionet zyrtare.

Por në fund fitorja 1-2 kundër rivalëve lokal Manchester City dhe atë si mysafir mesiguri që do të rritë besimin e klubit, tifozëve dhe vet lojëtarve në vendimet e 39 vjeçarit Ruben Amorim i cili siguron fitorën e parë në derby’n e parë të tij, një rivalitet që vlerësohet si një nga më të ‘fortit’ në Angli dhe jo vetëm.

Të parët kaluan në epërsi vendasit në minutën e 36 me golin e kroatit Gvardiol.

Manchester United riktheu rezultatin në finish të ndeshjesë kur për 5 minuta shënuan dy herë: në minutën e 88, Fernandez nga penalltia dhe Diallo në minutat shtesë 90+3.

Me këtë fitore Manchester United mbledh 22 pikë duke u rradhitur momentalisht në vendin e 13 gjersa pas humbjesë së dytë rradhazi në Premier League, Manchester City momentalisht gjendet në vendin e 5-të me 27 pikë.

Pas 15 ndeshjeve të luajtura (një më pak se të tjerët), tabelën e udhëheq Liverpool me 36 pikë. (INC-Net)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *