Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i BE-së ka miratuar të martën në Bruksel konkluzionet kushtuar procesit të zgjerimit për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
Ky vendim u mor në takimin e sotëm të ministrave të vendeve anëtare.
Këshilli në këto konkluza ripohon angazhimin e tij për zgjerimin në përputhje me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimi i miratuar nga Këshilli Evropian në dhjetor 2006, Këshilli pasues dhe Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Agjenda Strategjike e BE-së 2024-2029 e qershorit 2024, raporton Klankosova.tv.
Nëpërmjet këtyre konkluzave, u është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre.
Sipas tyre, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është edhe kusht për përparimin e vendeve në procesin e integrimit në BE.(klankosova.tv)