Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më datë 18 dhe 19 dhjetor 2024, sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, së bashku me një delegacion shoqërues, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës njofton se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar edhe mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.(gazetaexpress.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *