Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.
“Aksident në Varage, Zubin Potok. një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.
Më 13 dhjetor të këtij viti, kishte ndodhur edhe një vetkasident tjetër i zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në fshatin Grabovc të Zveçanit, aty kishin mbetur të lënduar tetë policisë të Njësisë Speciale Operative.
Ndërsa, në Varagë ku ndodhi vetaksidenti sotëm, më 29 nëntor kishte ndodhur sulmi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.(klankosova.tv)