Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë orarin e ri të qarkullimit për qytetarët e Kosovës, duke kaluar kështu në fazën e dytë të lehtësimit të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Në orarin e ri, secili qytetar do të ketë nga 30 minuta plus në daljet e tija, të cilat do të jenë nga dy herë gjatë ditës.
Ky orar do të zgjat deri në fund të muajit maj, derisa nga 1 qershori pritet që të aktivizohet faza e tretë e lehtësimit të masave.