“They are unplayable”, “të pamposhtur” .. interneti mbushet me lavdata për ‘The Reds’ pas fitores në Londrën lindore.


Skuadra lidere në Premiere League, Liverpool tregoi një tjetër performancë fenomenale në “London Stadium”, duke mposhtur West Ham-in me rezultat të thellë, 5-0.

Pjesa e parë ishte një demonstrim i fuqisë së ekipit të Arne Slot.

Luis Díaz hapi serinë e golave në minutën e 30-të, ndërsa Cody Gakpo dyfishoi avantazhin dhjetë minuta më vonë (40′). Mohamed Salah vulosi pjesën e parë me një finalizim të saktë në minutën e 44-të, duke e çuar rezultatin në 0-3.

Në pjesën e dytë, dominimi i Liverpool-it vazhdoi. Trent Alexander-Arnold realizoi një gol nga distanca (me devijim) në minutën e 54-të pas asistit të Ryan Gravenberch. Festa e të kuqve u kompletua nga Diogo Jota në minutën e 84-të, i cili shfrytëzoi një asist të dytë nga Salah për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Liverpool tregoi një futboll të rrjedhshëm dhe efektiv, duke shënuar pesë gola nga pesë lojtarë të ndryshëm.

Menaxheri i West Ham Julen Lopeteguin pas kësaj humbje do t’a ketë shumë vështir të mbaj vendin e punës pasi që tash e një kohë raportohet për pakënaqësit e shprehura ndaj rezultateve të dobëta dhe humbjeve të rënda që po pëson klubi nga pjesa lindore e Londrës.

Me këtë fitore, Liverpool vazhdon të udhëheq tabelën e Premier League’s me 45 pikë. (BBC)


Ndeshja u zhvillua në “London Stadium”, Londër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *