Profesori dhe analisti amerikan, David Phillips, e ka cilësuar si një ‘turp të madh’ shkatërimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, derisa ka thënë se Edi Rama po u shërben interesave të tij politike.
“I gjithë incidenti ishte një turp i madh. Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor. Injoroi këshillat e Këshillit të Evropës. Shkeli interest e shoqërisë civile. Më vjen keq të them që është në vazhdën e prirjes së qeverisë Rama, që të veprojë i vetëm, pa marrë parasysh të mirën e përgjithshme, por në një regjim gjysmëautoritar si ai i Shqipërisë, nuk pres ndonjë gjë të ndryshme nga qeveria” ka thënë Phillips për Zërin e Amerikës.
Ai tha se kjo është një nga veprimet që i shërben interesave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
“Është thjesht edhe një provë më shumë se Edi Rama po u shërben interesave të tij politike, në vend që të mendojë për interesat më të gjera të shoqërisë, veçanërisht në një kohë sfide të shëndetit publik, që po kalon Shqipëria dhe vende të tjera.”
Lexo intervistën e plotë këtu