Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe homologu i tij gjerman Heiko Maas, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë kërkuar që dialogu Serbi-Kosovë të nis menjëherë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për shumë pyetje të hapura që duhen zgjidhur para arritjes së një marrëveshje. Nuk ka rrugë dhe zgjidhje të shpejta. Një qasje serioze kërkon negociata mirë të strukturuara dhe me intensitet, me BE-në si ndërmjetësues të sinqert. Duhet më shumë mendim energjik dhe vendosmëri politike – diçka që mund të pritet nga Miroslav Lajčak dhe eikipi i tij – me mbështetjen e Përfaqësuesit të Lartë Borrell, si dhe të Berlinit dhe Parisit” thuhet, ndër të tjera, në shkrimin e publikuar në Facebook faqen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
“Nuk është koha për manovrim politik. Nëse diçka, krizat e tanishme do të rrisin tensionet sociale dhe paknaqësitë politike. Marrja e kërkesave të qytetarëve seriozisht do të thotë forcimin e institucioneve, trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe zhvillimin e mundësive ekonomike për të gjithë. Kjo është rruga përpara që ju sugjerojmë. Aty ne do të jemi pranë jush.”