Kryemninistri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën njoftoj se vendi i tij do të hap kufijtë tokësor nga 1 qershori.

Duke ritheksuar faktin se rreziku i rikthimit të virusit “është real” dhe duke bërë thirrje për nevojën e kujdesit dhe respektimit të masave të distancimit, kryeministri njoftoi se në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen plazhet që administrohen nga hotelet, ndërsa nga 10 Qershori dhe plazhet publike.

“Këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licensues për plazhet, për subjektet private. Asnjë kontratë e mëpërshme nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet licensues, dhe asnjë kontratë e re nuk do lidhet nga bashkitë nëse nuk do miratohet më parë nga ky autoritet licensues”, shpjegoi Rama, transmeton Zëri i Amerikës.

Ndërkohë, Rama tha se rinisja e trafikut ajror, do të varet dhe nga vendet e tjera, ndërsa kujtoi se fluturimet me zonën Schengen në Europë janë të mbyllura deri më 15 Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *