Brenda pesë muajve të parë të vitit 2020, në Kosovë janë shënuar mbi 40 raste të dhunës seksuale.
Të dhënat nga Policia e Kosovës kanë tregojnë se numri më i madh i viktimave në këto raste janë gratë, transmeton Koha.net.
Gjatë këtyre pesë muajve, 16 gra janë përdhunuar, në mesin e tyre edhe të mitura, ndërkaq dy raste kanë mbetur në tentativë. Sipas shifrave zyrtare, gjatë kësaj kohe është përdhunuar edhe një burrë. Për periudhën e njëjtë, nëntë gra e një burrë janë sulmuar seksualisht.
Ndërkaq për vitin 2019, 166 raste janë raportuar në Polici për veprat penale kundër integritetit seksual.