Rënia e aktivitetit ekonomik dhe humbja e vendeve të punës gjatë kohës së pandemisë kanë bërë që shkalla e varfërisë në Kosovë të rritet.
Sipas të dhënave të Ministrisë në detyrë të Financave dhe Transfereve dërguar Radios Evropa e Lirë konfirmohet se gjatë periudhës mars – maj, gjatë kohës kur Kosova është përballur me pandeminë e koronavirusit, numri i familjeve me asistencë sociale është rritur për rreth 700.
Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria në detyrë e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.
Më 16 prill, Qeveria në detyrë Kosovës ka filluar të aplikojë masën 15 të Pakos Emergjente Fiskale, masë kjo e cila parasheh 130 euro për dy muaj (prill dhe maj) asistencë mujore për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar.
Për të përfituar këtë asistencë prej 130 eurosh, Muharrem Shahini nga Ministria e Financave, thotë se numri i familjeve të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe nuk kanë të ardhura, është mjaft i lartë.
Lexo më shumë këtu