Aleanca Kosova e Re do të jetë opozitë dhe jo pjesë e qeverisë së re.
Kështu ka thënë Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të kësaj partie.
“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë” ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenda ditëve të ardhshme mund të ndodh që të mblidhet Kuvendi i Kosovës për të votuar formimin e qeverisë së re bashkë me kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër.