Më 5 maj të vitit 1967 u botua libri ‘Njëqind vjet vetmi’ nga Gabriel Garcia Márquez.

Ky libër, shpesh i cilësuar si vepra kryesore e letërsisë së Amerikës Latine, e bëri shkrimtarin kandidat kryesor të Çmimit Nobel për Letërsi, të cilin Márquez e fitoi në vitin 1982.

Në faqet e këtij romani shpaloset një nga aventurat letrare më të jashtëzakonshme të shekullit XX. Familja Buendía-Iguarán, me mrekullitë e saj, fantazitë, tragjeditë, incestet, kurorëshkeljet, rebelimet, zbulimet dhe dënimet, paraqet njëkohshëm mitin dhe historinë, tragjedinë dhe dashurinë e gjithë botës.

Emily Temple ka bërë një përzgjedhje të 100 kopertinave të ndryshme të kryeveprës ‘Njëqind vjet vetmi’.

Më poshtë, shikoni një pjesë nga kjo përzgjedhje derisa të gjitha mund t’i shihni duke klikuar këtu.

Buenos Aires: Editorial Sudamericana, 1967
Buenos Aires: Editorial Sudamericana 1967
Samleren, 1969
Avon Books, 1970
Penguin, 1977
Editions du Seuil, 1980
Everyman’s Library, 1995
Penguin, 2000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *