Në Kuvendin e Kosovës është votuar sot qeveria e re me Kryeministër Avdullah Hotin.

Me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim u votua Qeveria e Re e cila do të marr detyrën nga qeveria paraprake e drejtuar nga Albin Kurti.

“Do t’i shërbejmë popullit në këtë kohë pandemie, do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, është shprehur Hoti sot para deputetëve.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *