Gjatë ditëve të javës së ardhshme pritet që Kosovën ta vizitoj përfaqësuesi i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Derisa nga zyra e diplomatit sllovak nuk kanë saktësuar ditën e vizitës, gazeta Koha Ditore shkruan se dita e hënë mund të jetë ajo kur Lajçak do të jetë në Kosovë.
Jozyrtarisht merret vesh se ai do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, por mbetet e paqartë nëse do të arrijë të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi, i cili ka vazhduar të refuzojë takimet me Lajlakun, duke rikujtuar se ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.