Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e përcakton që presidenti është ai që e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Kështu deklaroi Thaçi, duke thënë paraprakisht se “ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, do të plotësojmë njëri-tjetrin. Ne edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi dhe pengesa të mjaftueshme”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ditë më parë, Kryeministri Avdullah Hoti tha se “dialogun e udhëheq kryeministri i Kosovës”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar gjatë vitit 2018, derisa gjatë javës së ardhshme pritet vizita e përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *