Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oskar është shtyrë për dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndarja e çmimeve ishte paraparë të ndodh më 28 shkurt, derisa tani është shtyrë për 25 prill.
Organizatorët kanë njoftuar se kanë zgjatur kohën e pranimit dhe konsiderimit të filmave pjesëmarrës, e cila do të jetë e hapur deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Pandemia ka bërë që shumë festivale në botë të mos zhvillohen në datat e parapara.
Edhe Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (Baftas) janë shtyrë për 11 prill të vitit të ardhshëm, duke qëndruar kështu në linjë me ricaktimin e datës nga çmimet Oskar.