Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar ngjarjen e fundit të rëndësishme në Kosovë, atë të ngritjes së aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Politikanja gjermane ka shpërndarë në Twitter një shkrim të publikuar në eurobserver.com, i cili mban titullin “Gjykata e mbështetur nga BE-ja prish planet e SHBA-së për samitin e Kosovës”.
Duke e shpërndarë këtë shkrim, Von Cramon ka komentuar: “Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”.