Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për 11 personat e përfshirë në aferën “Pronto”, në të cilën janë të përfshirë zyrtarë të lartë të PDK-së.
Adem Grabovci është dënuar me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Grabovcit i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës së verifikimit të dënimit me kusht, transmeton Koha.net.
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka marrë vendim në rastin e të akuzuarve Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Xhavid Dakaj, Ihami Gashi, S.D., Besim Beqaj., Rexhë Abazi., Njazi Kryeziu.,Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj dhe Ismet Neziri.
Lexo më shumë këtu