Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit është shënuar rënie në grumbullimin e të hyrave nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, Dogana ka grumbulluar 493 milionë euro, që janë 58 milionë euro më pak se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
Ndërsa ATK-ja gjatë kësaj periudhe ka raportuar se ka inkasuar 215.9 milionë euro, apo 22.6 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar, transmeton Koha.net.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë për gazetën se arsye për këtë është rënia e importeve.