Për të sjell në ekran televiziv historinë tragjike dhe të përgjakshme të familjes shqiptare Haklaj, në Hollywood do të krijohet një film me katër seri.
Kështu raporton Gazeta Shqip, e cila shkruan se projekti për filmin ‘Haklaj’ është ide e një regjisori suedezo-amerikan bashkë me një regjisor shqiptar.
Në rolin e protagonistit Fatmir Haklajt do të jetë Doktor Jurgen Malaj, shkruan gazeta.
Familja Haklaj nga Tropoja do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve për shkak të vrasjeve dhe hakmarrjeve të përgjakshme që ndodhën në veri të Shqipërisë gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar.