Sot ka nisur votimi në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë.
Këtë herë, do të ketë tre ditë rresht votim, si pasojë e gjendjes së përhapjes së pandemisë dhe rrespektimin të masave kundër saj.
Siç transmeton Alsat M, votimi sot fillon pikërisht me personat me Covid-19 dhe në vetizolim.
Nesër e martë, më 14 korrik votojnë të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronik, personat në shtëpitë e pleqve, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak.
Vendvotimet më 15 korrik (e mërkurë) e cila është shpallur si ditë jo pune, do të hapen në orën 7 të mëngjesit, ndërsa dita zgjedhore përfundon dy orë më vonë nga e zakonshmja, përkatësisht në orën 21. Votimi është vazhduar për shkak të masave për mbrojtje nga Covid-19.