Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Emërimi i tij është bërë nga Kryeministri Avdullah Hoti derisa ka marrë edhe mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi.

Hyseni pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit. Detyrë e këtij këshilli, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut, ditë më parë ai rifilloi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Koordinatori Hyseni pritet të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *