Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Avdullah Hoti do të realizoj një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me masat parandaluese kundër koronavirusit.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se takimi do të zhvillohet në ora 13:00, transmeton Koha.net.
Derisa në qeveri po presin për rekomandime të reja të ekspertëve në lidhje me parandalimin e përhapjes së Covid-19, mund të ndodh që sot të vendoset për masa të reja.
Më herët gjatë ditës, në faqen e tij në Facebook, kryeministri Hoti bëri thirrje që të gjithë qytetarët të vendosin maskën mbrojtëse.