Imazhi i Shteteve të Bashkuara në botë vazhdon të jetë i ulët nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, derisa pajtueshmëria me lidershipin e administratës vazhdon të jetë më e ulët sesa që ishte gjatë drejtimit të dy presidentëve të mëparshëm.

Raporti më i ri nga Gallup tregon se gjatë vitit 2019 shkalla e pajtueshmërisë me lidershipin e SHBA-ve, në 135 vende të botës, ka qenë 33%. Kjo mbetet më e ulët sesa që ishte në vitin 2008 kur presidenti ishte George W Bush.

Interesante është se Kosova është vendi i parë në Evropë me besueshmërinë më të lartë për lidershipin amerikan. Kosova me 82%, Shqipëria me 67% dhe Polonia me 59% janë tri vendet evropiane që japin pëlqyshmërinë më të lartë për lidershipin aktual në SHBA.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *