Brenda 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.
Njoftimi i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregon se brenda një dite është rritur për 16 persona numri i të vdekurve nga Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429”, thuhet në njoftimin e IKSHP.