Ka vdekur në moshën 83 vjeçare politikani i Irlandës së Veriut, John Hume.
Ai vdiq gjatë mëngjesit të së hënës në qendrën e kujdesit Owen Mor në Londonderry.
Për 30 vite, Hume ishte një nga figurat më të larta të politikës në Irlandën e Veriut, duke kontribuar në krijimin e atmosferës e cila solli fundin e konfliktit të njohur si ‘Troubles’.
Ai luajti rol të madh në bisedimet e paqes të cilat e sollën Marrëveshjen e të Pretmes së Mirë më 1998. Në atë vit, Hume u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.