Pas zgjedhjeve të mbajtura në Bjellorusi, ku presidenti autokrat Aleksander Lukashenko fitoi 80% të votave, nuk janë pranuar rezultatet nga opozita e drejtuar nga Svetlana Tikhanovskaya.
“Autoritetet nuk po na dëgjojnë. Ata duhet të mendohen për të gjetur një rrugë paqësore për transferimin e pushtetit,” tha Tikhanovskaya.
Bashkimi Evropian ngriti një numër shqetësimesh lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të fundit. Zgjedhjet u shoqëruan me “dhunë jo-proporcionale dhe të papranueshme nga shteti kundër protestuesve paqësore,” thanë përfaqësuesit e lartë të BE-së, Oliver Varhelyi dhe Josep Borrel. “Autoritetet bjelloruse duhet të garantojnë të drejtën e grumbullimit paqësor”.
Zgjedhjet u mbajtën në kohë frustrimi për lidershipin e Lukashenkos, derisa opozita arriti të mbledh numër të madh protestuesish nëpër tubimet e saja.
Ndërsa, presidenti i ka quajtur përkrahësit e opozitës “dele” që kontrollohen nga jashtë, derisa ka bërë thirrje që vendi të mos lejohet të përqahet.
Sipas të dhënave preliminare, Lukashenko fitoi 80.23% të votave derisa Tikhanovskaya 9.9%.