Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti  dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Takimi i dy liderëve ballkanik do të ndërmjetësohet nga këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” ka thënë O’Brien.

Është paralajmruar se projektet infrastrukturore do të jene temat e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në kuadër të kësaj, pritet finalizimi i marrëveshjeve për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet mbi të cilat Kosova dhe Serbia në fillim të këtij viti kanë arritur pajtim me qëllim të normalizimit të transportit, me ndërmjetësimin e Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *