Kalimi i ditëve nën masat e vendosura kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 ka bërë që shumë kosovarë të kërkojnë ndihmë psikologjike.
Nga mesi i muajit prill, në linjën për ndihmë psikologjike me numrin 038 200 80 890 kanë kërkuar ndihmë mbi 1,200 kosovarë.
Njomza Halimi, psikologe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një përqindje e thirrjeve kanë patur interesim direkt rreth pandemisë, derisa një pjesë tjetër janë interesuar të flasin rreth problemeve dhe shqetësimeve që ka shkaktuar pandemia, si gjendja ekonomike dhe sociale.
Psikologet që kanë punuar në këtë linjë thonë se numri i burrave është më i lartë për shkak se problemet që kanë burrat diskutohen shumë më pak në ambiente familjare.
Lexo më shumë këtu